Apeli vërteton aktakuzën për rastin “Banjska”

Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve së të pandehurve V.T., D.M. dhe B.S., ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, PS.nr.79/24, të datës 06.12.2024, e ka vërtetuar.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin PS.nr.79/24, të datës 06.12.2024, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave, të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve V.T., D.M. dhe B.S., kundër aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024.

Gjykata e Apelit, ka vlerësuar aktvendimin e ankimuar sipas pretendimeve ankimore, por edhe sipas detyrës zyrtare në drejtim të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës dhe ka konstatuar se i njëjti nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, apo shkelje tjera e të cilët do ta kushtëzonin anulimin e aktvendimit dhe se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qëndrueshme për refuzimin e kërkesave për hedhjen e akuzës dhe kundërshtimeve ndaj provave të paraqitura nga mbrojtësit.

Gjithashtu, kolegji gjykues ka vlerësuar se nuk ka asnjë provë që mund të konsiderohet e papranueshme ose që është mbledhur në kundërshtim me dispozitat ligjore të KPP dhe nuk janë identifikuar asnjëra prej bazave ligjore që mund të justifikonin përjashtimin e provave, ashtu siç kërkohet me nenin 243, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, 1.2 dhe 1.3 të KPP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *