Angellov: Varrimi i viktimave nga tragjedia në Koçan do të bëhet të enjten

Në Koçan, në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit po hapen varret masive për viktimat nga tragjedia e 16 marsit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Varrimi do të bëhet të enjten. Ceremoni do të ketë edhe nëpër qytetet tjera nga ku ishin viktimat.“Varrimi do të bëhet të enjten, por kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Numri më i madh i viktimave janë nga Koçani, në mesin e të cilëve edhe adoleshentë, ndërsa vazhdon identifikimi i trupave dyshohet se viktima mund të ketë edhe nga Shtipi, Probishtipi, Velesi, Shkupi e Kumanova. Në ceremoninë e varrimit do të marrin pjesë qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve. Varrimi i viktimave pritet të bëhet me nderime të larta. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *