Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se për shkak të angazhimeve akademike ka munguar në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar të partisë së tij.
“Siç kam njoftuar edhe në organet e partisë, për shkak të angazhimeve akademike nuk kam qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.
Seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet më 15 prill