Amerikani i arrestuar në Moskë me akuza për kontrabandë droge është liruar përpara bisedimeve Rusi-SHBA

Amerikani Kalob Byers, 28 vjeç, i cili u arrestua së fundmi në Rusi, është liruar pas disa ditësh në paraburgim, sipas një zyrtari të lartë të administratës Trump.Byers, i cili u arrestua në një aeroport rus 10 ditë më parë, u lirua vetëm disa orë përpara se bisedimet mes zyrtarëve të lartë amerikanë dhe rusë për luftën në Ukrainë të fillonin në Arabinë Saudite.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Siç raportoi më parë Associated Press, Byers u ndalua më 7 shkurt në aeroportin Vnukovo të Moskës pasi zyrtarët e doganës dyshohet se gjetën marmelatë me kanabis në bagazhin e tij. Sipas raportimeve të mediave, Byers kishte udhëtuar nga Stambolli me të fejuarën e tij ruse, e cila gjithashtu u ndalua. Autoritetet thanë se ai kishte tentuar të kontrabandonte një “sasi të konsiderueshme” droge në vend dhe e kishte vënë në paraburgim me akuzën e kontrabandës së drogës, e dënueshme me një dënim deri në 10 vjet burg. CNN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *