Ambasadori Ajeti shkruan për vdekjen e Bukoshit

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është shprehur i pikëlluar me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi, duke thënë edhe se, ky i fundit ka luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe çlirimin e popullit të Kosovës në kohë të vështira nën regjimin serb. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ajeti ka shkruar edhe se, kontributi i Bukoshit në shërbim të vendit do të mbetet pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kolektive dhe institucionale.

Postimi:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi.

Duke qenë një nga figurat kyçe të periudhës së shtetformimit të Kosovës, si Kryeministër i Qeverisë në ekzil dhe njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Presidentit historik Ibrahim Rugova, ai luajti një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe çlirimin e popullit të Kosovës në kohë të vështira nën regjimin serb.

Kontributi i tij në shërbim të vendit do të mbetet pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kolektive dhe institucionale.

Ndjej keqardhje që jeta nuk u tregua bujare me Bujarin vetëm edhe për dy ditë — në zbulimin e pllakatës përkujtimore në ndërtesën ku ishte e vendosur Qeveria në ekzil e Republikës së Kosovës gjatë viteve 1995–1999, në qytetin e Bon-it, qeveri të cilën pjesën më të madhe ai e drejtoi nga Gjermania.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bukoshi!

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *