Ambasada e Gjermanisë: Moskonstituimi i Kuvendit po dërgon sinjale të gabuara te partnerët në NATO dhe BE

Gjermania është shprehur e shqetësuar lidhur me situatën politike në Kosovë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ambasada gjermane në Prishitnë përmes një përgjigje për Klankosova ka thënë se bllokimi me rastin e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës jo vetëm që po e vonon progresin në aspiratat e ardhshme të Kosovës, por edhe po rrezikon progresin dhe besueshmërinë për të cilën Kosova ka punuar me vite.

“Për më tepër, duke mos ecur përpara me formimin e një kuvendi funksional, ky bllokim pengon drejtpërdrejt Kosovën të ndërmarrë hapat e ardhshëm drejt integrimit euroatlantik, duke dërguar sinjalin e gabuar te partnerët në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Christian Bottcher, zëvendësshef i misionit në Kosovë.

Bottcher theksoi se udhëheqësit politikë duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për t’i dhënë fund kësaj krize.

Në javët e ardhshme ata duhet të bien dakord për konstituimin e kuvendit – duke filluar me zgjedhjen e një kryetari dhe zëvendëskryetarëve – dhe të ofrojnë një lidership të qëndrueshëm të bazuar fort në Kushtetutë. Qytetarët e Kosovës meritojnë zyrtarë të zgjedhur që veprojnë me vendosmëri dhe në interesin e tyre më të mirë, në vend që të mbështeten te Gjykata Kushtetuese për të zgjidhur një bllokim që vetëm politika mund ta thyejë”, u shpreh ai për Klankosova.tv.

Ai shtoi se në arritjen e një kompromisi mund të luajë rol edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Ne gjithashtu besojmë se Presidenti i Kosovës mund të luajë një rol kyç në thirrjen e bisedimeve ndërpartiake dhe në udhëzimin e të gjitha palëve drejt kompromisit. Lidershipi presidencial në deeskalimin dhe ndërtimin e konsensusit do të ndihmonte në rivendosjen e besimit dhe momentumit në procesin demokratik”.

Gjermania mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për zhvillimin demokratik të Kosovës.

Ne jemi të gatshëm të punojmë me Qeverinë e ardhshme të Kosovës për të çuar përpara ambiciet euroatlantike të saj.

Nga 27 korriku e deri më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese ka vendosur masën e pezullimit duke ua ndaluar deputetëve të betuar çdo hap në drejtim të konstituimit të Kuvendit.

Kjo pasi që as pas caktimit të afatit prej 30 ditësh, nuk u arrit formimi i legjislaturës së nëntë.

Për konstituimin e Parlamentit janë mbajtur 54 seanca, por asnjëra nga ta nuk dha rezultat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *