Aktakuzë ndaj një personi në Shtërpcë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Prokuroria Speciale tha se ka ngritur aktakuzë ndaj S.C., i cili dyshohet për veprën penale të nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtërpcës më 10.06.2025, me dashje dhe qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar”, tha Prokuroria Speciale, e cila shtoi se aktakuzën e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, S.C., me veprimet e tij ka kontribuar “në prishjen e rendit dhe sigurisë publike të Kosovës”.

Megjithatë, autoritetet nuk dhanë detaje se për çfarë veprimesh konkrete akuzohet S.C., për të cilin Prokuroria i ka propozuar gjykatës që ta shpallë fajtor. 

Shtërpca është një nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë. Popullsia serbe në veri të Kosovës bojkoti gjerësisht regjistrimin e fundit të popullsisë. Megjithatë, në gjashtë komunat në jug të Ibrit – ku gjendet edhe Shtërpca – sipas një vlerësimi të Agjencisë së Statistikave të Kosovës – u regjistruan më shumë se 27.000 serbë. REl

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *