Aksion i ashpër dhe gjithëpërfshirës në territorin e të gjithë shtetit. Në shënjestër janë objektet gastronomike, klubet e natës, diskotekat, kabaretë. Në ditët e fundit janë kryer kontrolle në mbi 50 objekte, ndërsa shumë prej tyre nuk plotësojnë kushtet.
Kryeministri Hristijan Mickoski u zotua se nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt. Të gjitha lokalet që nuk i plotësojnë kushtet do të mbyllen dhe sanksionohen.
Ministria e Ekonomisë gjatë ditës së sotme përditësoi regjistrin e licencave të dhëna dhe sipas saj, vetëm 22 objekte për momentin posedojnë licenca të vlefshme. Prej tyre 18 janë për kabare, dy për disko klube dhe dy për disko klube në hapësirë të hapur. /Alsat.mk