Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë

Një person ka humbur jetën në një aksident në rrugën Komoran–Carralevë.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ajo shtoi se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *