Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i LDK- së Lumir Abdixhiku, ka theksuar rëndësinë e kësaj dite për Gjermaninë dhe ndikimin pozitiv që mund të ketë për Kosovën.
“Ditë e rëndësishme për Gjermaninë ; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë,” shkroi Abdixhiku.
Ai bëri të ditur se ka përcjellë urimet për z. Merz dhe miqtë në CDU, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë nga kancelari i ardhshëm gjerman në takimet e deritanishme.
Sipas tij, fitorja e CDU-së përfaqëson një fuqizim të së djathtës evropiane dhe mbetet një shpresë për Kosovën.