Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde. Në takim sipas kryetarit Abdixhiku, u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me këto zhvillime. “Me theks të veçantë, fola për nevojën urgjente për heqjen e masave ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se këto masa po ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien e qytetarëve tanë. Bëra dhe thirrje për rishqyrtim të këtij vendimi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos mbajnë barrën e zhvillimeve politike” ka shkruar Abdixhiku.
