Abdixhiku propozon qeveri të tranzicionit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se nuk sheh arsye për t’u takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të diskutuar për bashkëqeverisje.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Abdixhiku propozoi një qeveri të tranzicionit, ndërsa bëri thirrje për “një momentum të ri politik”, me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike për gjetjen e zgjidhjes.

“Nuk shoh arsye të kemi takim, por jam i gatshëm t’i kemi edhe liderët tjerë”, tha ai, duke folur për propozimin e LDK-së.

Abdixhiku tha se i ka njoftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare për këtë ide dhe se tashmë ka marrë një përgjigje pozitive nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i LDK-së e konsideron të “domosdoshme” këtë, që ai e quajti “një proces të ri politik”.

“LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi, fillimisht konsultativ me të gjitha partitë”, tha ai.

Abdixhiku tha se “uniteti në periudhë të caktuar i shërben edhe emancipimit shoqëror”.

“I shërben edhe shërimit të polarizimit për të cilin është fajtor z.Kurti personalisht, por edhe i jep një orientim të mbarë për Republikën e Kosovës”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *