Sekretari i Përgjithshëm i AAK, Muharrem Nitaj, pas mbledhjes me Kryetarin e Kuvendit, ka deklaruar se është tejet i komplikuar procesi i krijimit të qeverisë. Deri më tani nuk ka shenja se VV i ka siguruar numrat e nevojshëm për krijimin e qeverisë.
Gjithçka mbetet e hapur për opozitën, e cila si e bashkuar, e ka shumicën, sado që formulë njëkohësisht e komplikuar edhe kjo.
Duket që edhe konstituimi i Kuvendit do të jetë një veprim, po ashtu i komplikuar.
Në mbledhjen e sotme me Kryetarin e Kuvendit, u tha se sipas Rregullores, Kuvendi konsiderohet i konstatuar pasi që të zgjidhen Kryetari dhe pesë nënkryetarët, përfshirë edhe dy nënkryetarët nga radhët e pakicës serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë.
Sipas kësaj logjike, është e mundur që konstituimi i Kuvendit të jetë në dorën e Listës Serbe!
Krejt po duket se dikush po punon që të bëhet llugë e vendi të shkojë prapë në zgjedhje, ka thënë Nitaj.