Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Visar Xani, ka shkruar në rrjetin social facebook se”Serbia po përpiqet të krijojë një konflikt të madh në veri të Kosovës për ta rikthyer atë në vëmendjen ndërkombëtare, duke kërkuar një marrëveshje të shpejtë dhe të favorshme në stilin Trump.
Sipas Xanit, Ukraina do të shërbejë si motiv për Serbinë, duke e paraqitur veriun si një situatë që kërkon ndërhyrje speciale. “Është thelbësore të krijohen sa më shpejt institucione të forta me një qeveri të besueshme pro-amerikane dhe vizionare”, ka shkruar Xani.