A do t’i përgjigjet Kurti nesër prokurorisë Speciale? 

Me gjasë kryeministri Albin Kurti nuk do të shkojë për t’u intervistuar në Prokurorinë Speciale e paraparë për nesër në ora 10. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Kjo pasi në të njëjten kohë Ministria e Arsimit ka njoftuar për një ngjarje në Gjilan ku do të marrë pjesë edhe Kurti. 

Njoftimi:

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan.

Ju ftojmë ta përcillni këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *