A do të bëhet edhe Bullgaria pjesë e aleancës ushtarake me Kosovën, Kroacinë e Shqipërinë? 

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes për siguri të nënshkruar ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, po flitet që edhe Bullgaria ka gjasa që t’i bashkohet aleancës ushtarake. Se sa janë të vërteta këto interpretime, mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim me ndonjë deklaratë zyrtare nga Bullgaria.  Ndërkohë, 120 ushtarë bullgarë janë nisur për në Kosovë.  Ata do të marrin pjesë në forcat operacionale rezervë të Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë. Kontigjenti bullgar, që përbëhet kryesisht nga forca tokësore të Brigadës së Tretë të Komandës në Blagoevgrad, do të kryejë detyra për të mbajtur sigurinë në Kosovë.  Në ceremoninë solemne, zyrtarët bullgarë kanë thënë se Sofja është e përkushtuar për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. 

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *