Më 13 dhjetor OVL e UÇK proteston në Shkup për padrejtësitë në Hagë

Në prag të protestave të radhës në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Hagë, Organizata e Veteranëve të Luftës ka njoftuar se tubimi i radhës do të zhvendoset në Shkup. Përmes një konference për media, nënkryetari Gazmend Syla bëri të ditur se protesta, e koordinuar edhe me strukturat shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pritet të mbahet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu”.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla, ka konfirmuar se tubimi i radhës në përkrahje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë do të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, në sheshin “Skënderbeu”.

Sipas Sylës, organizimi i protestës është koordinuar me strukturat e veteranëve në Maqedoninë e Veriut dhe me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

“Që nga vizita e Ali Ahmetit në Kosovë kemi paralajmëruar se do të ketë një protestë edhe në Shkup. Tani data është zyrtare: 13 dhjetor, ora 13:00. Kemi marrë pajtimin dhe mbështetjen e bashkëluftëtarëve tanë në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Syla.

Ai shtoi se organizatorët kanë dorëzuar kërkesën për shfrytëzimin e hapësirës publike, por ende nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet kompetente në Shkup.

“Të gjitha procedurat i kemi ndjekur me kohë, njësoj si në protestat e mëparshme në Holandë e Francë. Deri dje nuk kemi marrë kurrfarë përgjigjeje, por protesta do të zhvillohet pavarësisht kësaj”, tha ai.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Syla theksoi se atij nuk i është bërë ftesë të marrë pjesë në protestë, duke i krahasuar qëndrimet e tij me ato të ish-kryeministrit Georgievski në vitin 2001. RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *