LDK nesër pritet ta propozojë Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që nesër në mbledhjen e Kryesisë Qendrore ta propozojë zyrtarisht Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër të vendit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në dokumentin që posedon Gazeta Express, pika e dytë e rendit të ditës do të jetë për “nominimin e kandidatit të LDK-së për Kryeministër”.

Propozimi i Abdixhikut vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, për të cilat partia ka nisur tashmë përgatitjet organizative dhe mobilizimin e degëve.

Në mbledhjen e nesërme pritet të diskutohen edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *