“Civilna Zashtita” aktive në veri

Policia e Kosovës ka zbuluar një arsenal të municionit dhe të uniformave të ndryshme në fshatin Rodel në komunën e Leposaviqit, në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Përmes një konference për media në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut, ministri  i brendshëm Xhelal Sveçla ka theksuar se pajisjet e zbuluara dëshmojnë se strukturat paralele të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” vazhdojnë të jenë aktive në territorin e Republikës së Kosovës.

“Falë informacioneve operative Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion, ku janë zbuluar uniforma të ndryshme, pajisje ushtarake, armë dhe municion të ndryshëm por edhe dokumentacione indroktinuese që dëshmojnë se strukturat paralele “Civilna Zastita” (Mbrojtja Civile) vazhdon të jetë aktive në territorin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Sveçla.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë së Kosovës në vazhdimësi po zhvillojmë aksione, e të cilat, sipas tij kanë qëllim të sigurojnë rend e ligj në gjithë vendin.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se sekuestrimi i këtyre armëve dhe uniformave është bërë në një shtëpi të braktisur në fshatin Rodel. Ai ka thënë aktualisht në stacionin policor është shoqëruar një person, i cili është duke u intervistuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *