Konstituohet Kuvendi me Rashiqin nënkryetar, pavarësisht kundërshtimeve të Listës Serbe

Deputetët e Kuvendit të Kosovës e zgjodhën Nenad Rashiqin nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, pasi të nëntë deputetët e Listës Serbe nuk i siguruan votat e nevojshme.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

•Lista Serbe e kundërshtoi këtë hap dhe konsideroi se janë bërë shkelje kushtetuese.

•Me gjithë kundërshtimet, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin të konstituuar.

•Seanca konstituive u mbajt pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja

•Dështimi për ta bërë Kuvendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit e ka zhytur vendin në krizë.

Serbia kundërshton zgjedhjen e Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës 

Lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës ka reaguar edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Sipas Petkoviqit, zgjedhja e Rashiqit është “krejtësisht joligjore”, pasi sipas tij, posti i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb i përket “vetëm Listës Serbe”.

“Shkeljet e vendimeve ligjore të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurti arritën kulmin sot. Nëse Kurti zgjedh Rashiqin, serbët do ta zgjedhin Listën Serbe edhe më fuqishëm”, shkroi ai në X, duke u bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet lokale, që mbahen të dielën, të mbështesin Listën Serbe. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *