•Një paradë ushtarake nën sloganin “Forca e Unitetit” u mbajt të shtunën në Beograd të Serbisë.
•Njëkohësisht, një grup qytetarësh, me thirrjen e studentëve protestues, u mblodhën “në mbështetje të ushtrisë”.
•Mbi 10.000 trupa parakaluan në paradë, së bashku me mbi 2.500 armë dhe pajisje ushtarake, sipas autoriteteve.
•Parada u zhvillua në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar. REL




