Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pasi Polonia rrëzoi disa drone rusë.
Zelensky ka deklaruar se duhet të ketë reagim të fortë, në të kundërtën përshkallëzimi rritet.
“Moska gjithmonë shtyn kufijtë e asaj që është e mundur, dhe nëse nuk has një reagim të fortë, ajo mbetet në nivelin e ri të përshkallëzimit”, thotë Zelensky.
“Sot pati një hap tjetër të përshkallëzimit – ‘Shahedët’ ruso-iranianë operuan në hapësirën ajrore të Polonisë, në hapësirën ajrore të NATO-s. Nuk ishte vetëm një ‘Shahed’ që mund të quhej aksident, por të paktën tetë dronë sulmues të drejtuar drejt Polonisë”, tha ai.
“Rusët duhet t’i ndiejnë pasojat. Rusia duhet të ndiejë se lufta nuk mund të zgjerohet dhe do të duhet të përfundojë”, thotë ai.