Sekuestrohen rreth 13 mijë rrënjë kanabis në Malësi të Madhe, arrestohen 14 persona

Poliacia e Shkodrës ka vijuar operacionin antikanabis, të koduar “Koordinata” ku janë gjetur dhe asgjësuar 12 957 bimë narkotike kanabis sativa n njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

– Advertisement –

Gjithashtu janë sekuestruar 1000 fara kanabis dhe 709  kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje  dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Lidhur më këtë veprimtari kriminale u vunë në pranga 14 shtetas, u shpallën në kërkim 10 të tjerë dhe u proceduan penalisht 2 shtetas.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe  4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje  dhe një sasi në proces tharjeje”, bëri me dije policia. EA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *