Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor.
Sipas kësaj liste, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është: 2 milionë e 69 mijë e 98 votues.
Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës, do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime.