Ambasadori i Kosovës në NATO, Astrit Zemaj, ka shkruar në facebook se ka takuar shefin e misionit në detyrë në NATO z. Scott M. Oudkirk. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një mik i veçantë i vendit tonë, mbështetës dhe promotor i lirisë, demokracisë dhe shtetit të Kosovës, si dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Forcat e SHBA-ve, të vendosura në Kosovë në kuadër të Misionit të NATO-s, KFOR-it, tani për gati tri dekada, janë garantues dhe mbështetës të fuqishëm të këtyre proceseve dhe do të vazhdojnë të jenë një faktor kyç në të ardhmen”, ka shkruar ambasadori Zemaj.
Zemaj takon diplomatin amerikan në NATO

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!