Mosvotimi i nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Serbe, Krasniqi: Nuk është akt patriotik, por shkelje e rendit kushtetues, e forcon Asociacionin

Analisti politik, Albert Krasniqi ka thënë se mohimi i Listës Serbe për përfaqësim në Kryesinë e Kuvendit nuk është akt patriotik por shkelje e rendit kushtetuese.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai ka thënë se kjo qasje dëmton shtetin dhe e forocon Asociacionin me kompetenca ekzekutive.

Shkrimi i tij:

Kryesia e Kuvendit është organ administrativ, ku përfaqësohen grupet më të mëdha parlamentare përmes nënkryetarëve. Mohimi në mënyrë kundër kushtetuese i përfaqësimit të subjektit më të madh politik të komunitetit serb nuk është akt patriotik, por shkelje e rendit kushtetues.

Një qasje e tillë jo vetëm që dëmton shtetin ligjor, por paradoksalisht e forcon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke e shndërruar në justifikim politik ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *