Prattipati e ShBA-ve i shkon në zyrë Kurtit

E ngarkuara me punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, pas një takimi të mbajtur në qeveri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke e konsideruar përjashtimin e “disa partive politike” nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

“Me kryeministrin në detyrë kemi diskutuar për veprimet, që kuptojmë se kryeministri në detyrë dhe Lëvizja Vetëvendosje po shqyrtojnë t’i përjashtojnë disa nga partitë politike nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale të ardhshme. Të jemi të qartë, besojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë mundësinë e plotë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe jemi të shqetësuar për çdo tentim që limiton zgjedhjet e tyre. Ia kam bërë të qartë këto pika kryeministrit në detyrë dhe kam nënvizuar vëmendjen e SHBA-së për këtë çështje”, ka thënë Prattipati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *