Sipas të dhënave të përditësuar në faqen e KQZ-së, janë numruar 49.19% e kutive të votimit. Nga këto numrime lëvizja Vetëvendosje ka marrë 81.89%, LDK-ja, 7.21, PDK-ja 5.75%, AAK-Nisma, 1.54% dhe Koalicioni për Familjen 1.07%.
Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.