Djaloshi i ri, inteligjent, vizionar dhe afarist i suksesshëm, Etnik Mustafa, ka shpallur kandidaturën e tij për asamblist nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke garuar me numrin 55 në listë.
Mustafa vjen në garë me një platformë të qartë dhe konkrete për kryeqytetin: zhvillim të qëndrueshëm, krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë, projekte për punësimin e gjeneratave të reja, ide moderne për urbanizim si dhe modernizimin e administratës komunale.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë vizionin e tij për një Prishtinë të re, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve e veçanërisht të brezit të tij, të cilët e njohin si të ri të përkushtuar, punëtor dhe vizionar:
“Po garoj për asambleist me numrin 55, për të qenë zëri yt në ditët më të bukura, por edhe në ato më të vështirat. Prishtina ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, urbanizim modern, shërbime cilësore dhe një administratë që punon për qytetarin. Vizioni im është një Prishtinë më e pastër, më funksionale, me hapësira publike për të gjithë dhe me një qeverisje transparente e afër qytetarëve.
Me votën tuaj, me numrin 55, nisim së bashku rrugëtimin për një Prishtinë më të mirë – qytetin e fëmijëve, të familjeve dhe të së ardhmes sonë!” – ka deklaruar Mustafa.
Kandidatura e tij shihet si një mundësi e re për qytetin, duke sjellë energji, ide të freskëta dhe vendosmërinë e një gjenerate që kërkon ta çojë Prishtinën përtej të sotmes.
Me Etnikun për një Prishtinë moderne! Voto numrin 55 të listës së LDK- së në Prishtinë.




