Ish-shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së dhe ish-kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Valon Demolli, ka bërë të ditur se do të rikandidojë për asamblist në zgjedhjet komunale të 12 tetorit në Podujevë.
Demolli ka deklaruar se synon të vazhdojë angazhimin e tij për qytetarët e Podujevës, duke theksuar përkushtimin dhe vizionin për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së banorëve llapjanë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar:
“Gjatë këtyre viteve kam punuar me përkushtim për të dëgjuar zërin e secilit prej jush dhe për ta sjellë në tryezën e vendimmarrjes. Besimi juaj më ka dhënë forcë, dhe sot, rikandidoj për Asamblenë Komunale për ta vazhduar këtë rrugëtim.”
Valon Demolli garon në listën e LDK-së për Asamblenë Komunale të Podujevës me numrin 7.