Trump publikon tarifat për produktet e BE-së

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën tarifa mbi 25 për qind për produktet e BE-së. Qeveria amerikane do ta ndërmarrë këtë hap “së shpejti”, tha Trump në takimin e tij të parë të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë: “Ne do ta shpallim atë shumë shpejt dhe në përgjithësi do të jetë 25%. Kjo do të zbatohet për makinat dhe produktet e tjera.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

SHBA gjithashtu do të vendosë së shpejti tarifa prej 25 për qind për produktet nga Kanadaja dhe Meksika. Këto tarifa pritet të hyjnë në fuqi në fillim të prillit, tha Trump.

Presidenti amerikan kishte kërcënuar me tarifa reciproke – pra, për importet nga vendet që e trajtuan SHBA-në “në mënyrë të padrejtë”, duke përfshirë edhe shtetet e BE-së. “Nëse ata vendosin një tarifë ose një taksë ndaj nesh, ne do të vendosim saktësisht të njëjtin nivel tarifash ose takse mbi ta, është kaq e thjeshtë,” tha ai dy javë më parë kur nënshkroi një memorandum për përgatitjen e tarifave të SHBA-së për produktet e BE-së do të krijonte barriera të panevojshme eksporti për kompanitë dhe punonjësit e tyre në të dy anët e Atlantikut. BILD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *