Trump dhe Putin zhvillojnë samit historik në Alaskë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë nisur bisedimet historike ballë për ballë, me synimin për të gjetur një zgjidhje të mundshme që do t’i jepte fund gati 42 muajve të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Në Kiev, ky takim po përcillet me shqetësim, mes frikës se rezultatet mund të rrezikojnë sigurinë ose sovranitetin e vendit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Avioni presidencial amerikan “Air Force One” u ul në bazën ushtarake Elmendorf, pranë Ankorixhit, rreth orës 10:20 sipas kohës lokale. Rreth 40 minuta më vonë, mbërriti edhe një aeroplan rus “Ilyushin” me Putinin në bord.

Trump dhe Putin shtrënguan duart dhe ecën krah për krah në pistë, ndërsa gazetarët u drejtuan dy liderëve me pyetje, përfshirë nëse presidenti rus do të ndalonte sulmet ndaj civilëve ose do të pranonte një armëpushim. Nuk ishte e qartë nëse ata i dëgjuan pyetjet.

Në një veprim të papritur, Putini iu bashkua Trumpit në limuzinën presidenciale amerikane, teksa të dy u nisën drejt vendtakimit – një nder i rrallë për një udhëheqës të një shteti rival.

Më pas, dy liderët u ulën së bashku me delegacionet përkatëse në vendin e takimit, dhe në prapavijë shihej një pano ku shkruante “Në kërkim të paqes”.

“Ju faleminderit shumë. Faleminderit”, tha Trump, ndërsa gazetarët sërish u drejtuan me pyetje, të cilave dy presidentët nuk iu përgjigjën.

Në takimin e dy udhëheqësve po marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

Pas këtij takimi, delegacionet do të kenë një drekë pune, ku marrin pjesë Rubio, Witkoff, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ai i Tregtisë, Howard Lutnick, shefi i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe shefja e stafit të Trumpit, Susie Wiles.

Ndërkaq gjatë fluturimit për në Alaskë, Trump i tha Fox News se beson që takimi do të shkojë mirë, por nëse nuk ka rezultate, “do të kthehem shumë shpejt në shtëpi”. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *