Një muaj paraburgim për Ramadan Morinën, i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në Malishevë

Pas më shumë se katër orësh ka dalë nga gjykata Ramadan Morina, i cili u arrestua të martën nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj tij ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Prokuroria Speciale e Kosovës po e heton Morinën  se mori pjesë në masakrimin e 34 civilëve shqiptarë në një fshat të Malishevës.

“R.M. dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, më 29-31 mars 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim, Komuna e Malishevës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria tha se kundër të dyshuarit ka siguruar prova materiale, përfshirë dëshmi të dëshmitarëve të ngjarjes dhe të të mbijetuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *