Familja dhe të afërmit e Veton Canollit, kërkojnë mbështetjen e të gjithëve për fatin e Vetonit. Më poshtë postimi;
Apel urgjent: Humbet 11ditë pa gjurmë i riu nga Kosova Miku im / Ai ishte nisur nga Anglia për në Kosovë
Familjarët e Veton Canollit nga Kosova po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë, pasi prej 11 ditësh nuk kanë asnjë kontakt me të.
Veton Canolli, i lindur më 28 tetor 2000, me shtetësi kosovare, është nisur nga Anglia për në Kosovë, por nuk ka arritur të kontaktojë me familjen që prej nisjes. Ai është me gjatësi 177 cm dhe mbahet mend si person i qetë dhe i komunikueshëm.
Familja bën apel që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e tij të kontaktojë menjëherë organet kompetente ose familjarët.
Të dhëna identifikuese sipas pasaportës:
• Emri dhe mbiemri: Veton Canolli
• Datëlindja: 28.10.2000
• Shtetësia: Kosovare
• Gjatësia: 177 cm
Ju lutemi shpërndajeni këtë njoftim për ta ndihmuar familjen të marrë lajme sa më shpejt.