Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Hajvali, publikon edhe fotografinë e tij

Policia e Kosovës ka publikuar fotografi të Xhemajl Nuhiut, të dyshuar për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Policia ka kërkuar ndihmën e të gjithë qytetarëve që nëse kanë informacione për vendndodhjen e të dyshuarit ta njoftojnë policinë.

“Njësiti i hetimeve të përgjitshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali. Personi i  dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com Android #app: Lajmero Policine Tel: 192”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *