Trump i përmend Kosovën dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë 

Screenshot

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaluan një konflikt së fundi në Kosovë, e që sipas tij, me këtë veprim kanë shpëtuar shumë jetë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Gjatë fjalimit të ceremonisë në “Samitin e Paqes” mes Azerbajxhanit dhe Armenisë të premten në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi iu rikthye, siç tha ai, përpjekjeve të tij si lider për paqen në botë.

Teksa fillimisht përmendi konfliktin Indi-Pakistan dhe më pas Kongo e Ruanda dhe Tajlanda-Kamboxha, Trumpi foli edhe për rrezikun për konflikt në Kosovë.

“Serbia dhe Kosova. Ndalëm diçka që ishte gati të niste. Nuk na pëlqente aspak dhe shpëtuam shumë jetë”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *