Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.U.,për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penaleblerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Njësitit Anti Drogë, në dhomën e të dyshuarit ka gjetur dyzet e dy (42) qese najloni me substancë narkotike të llojit marihuanë dhe njëmbëdhjete (11) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10.09 gram dhe të holla.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.