Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se mirëpret hapat e fundit të ndërmarra për të njohur shtetin palestinez nga Franca, Britania e Madhe dhe vende të tjera.“Ne i konsiderojmë reagimet e fundit humanitare nga Evropa, veçanërisht Franca dhe Britania e Madhe, si shumë të vlefshme. Ne mirëpresim çdo hap të ndërmarrë drejt njohjes së shtetit të Palestinës”, tha Erdogan në Ankara, sipas Reuters.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Erdogan tha se i telefonoi Presidentit Francez Emmanuel Macron për ta përgëzuar për vendimin e tij për të njohur shtetin palestinez, duke shtuar se mbështetja e një zgjidhjeje me dy shtete do të ishte mënyra më efektive për të kundërshtuar politikat e Izraelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *