Tri raste të dhunës në familje për 24 orë, policia jep detaje

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar për 24 orë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në Lipjan një burrë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje.

“DHUNË NË FAMILJE- Lipjan / 28.07.2025 – 16:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Ndërsa në Prishtinë ka pasur konflikt fizik mes një gruaje e një burri.

“Prishtinë / 28.07.2025 – 21:20. Është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar ka pasur konflikt fizik. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.”

Në Suharekë një grua dyshohet e është rrahur nga një burrë. Ai është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE – Suharekë / 28.07.2025 – 16:40. Lidhur me rastin gjatë kontrollit mjekësor tek viktima femër kosovare janë vërejtur shenja dhune fizike ku dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar ia kishte shkaktuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.”