Dënohen me nga 5 vjet burg sulmuesit e KQZ- së në veri

Gjykata Themelore në Prishtinë sot i shpalli Millun Millenkoviqin dhe Aleksandar Vllajiqin fajtorë për kryerje të aktit terrorist dhe i dënoi me nga pesë vjet burg secilin.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Dejan Pantiq u shpall fajtor për veprën penale të huliganizmit dhe u dënua me dy vjet burgim.

Gjykata e liroi Momir Vakiçin nga akuzat.

Katër serbët akuzoheshin për sulmin ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Prokuroria e Kosovës kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të vitit 2023 për veprën penale “terrorizëm”.

Ata akuzohen se kanë sulmuar zyrat e KQZ-së me bomba dore dhe mjete shpërthyese, me qëllim – siç thuhet në aktakuzë – “destabilizimin ose shkatërrimin e strukturave politike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës”.

Sipas prokurorisë, nga ky sulm janë rrezikuar seriozisht jetët e zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në seancën e parë, të mbajtur në fund të janarit 2024, të gjithë të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *