Limaj: 30-ditëshi s’është konsumuar, deputetët s’kanë pasur mundësinë të ushtrojnë detyrën e tyre

Screenshot

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka deklaruar pas takimit me Presidenten se kanë shkëmbyer mendime rreth seancës së fundit të Kuvendit që u mbajt në orën 2 të mëngjesit. Limaj tha se Presidentja ka kërkuar informacion mbi mundësitë dhe shanset për zgjidhje, duke u interesuar për procesin e konstituimit të Kuvendit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai shtoi se, fatkeqësisht, ende nuk ka pasur arritje të ndonjë marrëveshjeje, duke theksuar se deputetët nuk kanë pasur mundësinë të ushtrojnë detyrën e tyre.

“Me Presidenten kemi pasur takim dhe thjesht kemi shkëmbyer mendimet rreth seancës që e patëm në ora 2. Natyrisht Presidentja u interesua për shanset, mundësitë, zgjidhjet. E njoftuam edhe atë që fatkeqësisht nuk ka marrëveshje. Për këto 30 ditë, deputetët e Parlamentit asnjëherë s’e kanë pasur rastin dhe mundësinë me votu dhe si e tillë ne besojmë që nuk është konsumuar ky 30-ditësh për shkak që deputetët nuk kanë pasur mundësi me ushtru detyrën e tyre”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *