Hyland takon Kurtin. Shprehet optimist për konstituimin e Kuvendit

Ish-zyrtar i administratës amerikane, në kohën e presidentit të SHBA-së Bill Clinton, Christopher Hyland ka zhvilluar takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Hyland pas takimit u shpreh optimist se së shpejti do të arrihet konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë. “Kjo krizë që është në Kosovë aktualisht, do të zgjidhet. E ardhmja do të jetë e mirë për Kosovën. Konstituimi i Kuvendit do të ndodhë dhe Qeveria do të formohet”, tha ai.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Sipas Hyland partitë opozitare duhet të ia lejojnë Kurtit edhe një mandat, sepse partia e tij ka marrë më shumë vota sesa partitë opozitare, andaj sipas tij, tani është koha që të arrihen kompromise.

Hyland gjatë deklarimit foli edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ku theksoi se Serbia është ajo që po bllokon procesin.

“Kosova do të jetë dhe duhet të jetë pjesë e NATO-s. Kosova duhet ta zgjidhë çështjen me Serbinë, por këtu duhet theksuar një gjë, se Serbia është duke e bllokuar një progres të tillë, sepse ata përfitojnë kur nuk ka progres, përfitojnë në të gjitha format nga BE-ja, Rusia, Kina”, deklaroi Hyland.

I pyetur nga RTK, për krizën financiare në transmetuesin publik, Hyland e quajti këtë si një situatë të rrezikshme dhe fatkeqe për mediat.

“Kjo është situatë e rrezikshme, një situatë fatkeqe që gazetarët e televizionit publik rrezikohen, është situatë e pakëndshme, por kjo tregon se çfarë ndodhë kur nuk zbatohet vullneti i popullit, flet për atë se çfarë ndodhë kur institucionet nuk funksionojnë siç duhet të funksionojnë. Shpresoj që kur të gjithë të zgjohen nesër, kur e gjithë kjo shpresojmë se do zgjidhet, secili të shikohet në pasqyrë dhe të thotë ‘ duhet të lëvizim përpara’, kështu që financimi jo vetëm për televizionin publik, por edhe për shumë institucionet të tjera të realizohet”, tha ai. RTK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *