Zemaj takon Drejtuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Ambasadori i Kosovës për Marrëdheniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është pritur sot në takim nga Drejtuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Cavo Dragone.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Zemaj ka njoftuar se në këtë takim kanë biseduar për mjedisin e sigurisë, sfidat aktuale dhe stabilitetin e Kosovës.

“E falënderova Admiralin Dragone për kontributin e madh dhe të vazhdueshëm të NATO-s dhe të KFOR-it në Kosovë, tashmë për rreth tri dekada, dhe në veçanti për punën e përbashkët dhe mbështetjen për vendin tonë dhe të ardhmen tonë integruese si një partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë rajonin dhe më gjerë”, ka shkruar Zemaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *