Policia takon gastronomët, diskutojnë për ruajtjen e qetësisë publike

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, me qëllim të koordinimit dhe diskutimit për respektimin e rregulloreve komunale dhe ligjit për rendin dhe qetësinë publike, njofton Policia e Kosovës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Në takim morën pjesë edhe drejtori për Siguri dhe Emergjenca si dhe përfaqësues nga Inspektorati i Komunës së Prishtinës. Temë qendrore e diskutimit ishte zbatimi i rregullores për orarin e punës së lokaleve të gastronomisë dhe masat për garantimin e qetësisë publike në zonat urbane.

Policia dhe inspektorët komunalë theksuan rëndësinë e respektimit të ligjit dhe paralajmëruan masa konkrete ndaj të gjithë atyre që nuk i përmbahen rregulloreve në fuqi. Ata theksuan se siguria dhe mirëqenia e qytetarëve mbetet prioritet.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe u zotuan për zbatim të plotë të orarit të punës dhe rregullave ligjore.

Në njoftim thuhet se takimi është vlerësuar si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat, si dhe për përmirësimin e rendit dhe sigurisë publike në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *