Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-ve. Diskutuan për zhvillimet në Kuvend

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. Gjatë takimit u diskutua për vizitën e fundit të Presidentes Osmani në SHBA, takimet e shkëlqyeshme të zhvilluara me zyrtarë të lartë të Administratës Trump, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 Me këtë rast, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes.

 Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *