Trump: Nga data 1 gusht, BE dhe Meksika do të përballen me tarifë 30% 

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se Bashkimi Evropian dhe Meksika do të përballen me një tarifë prej 30 për qind për importet në ShBA duke filluar nga data 1 gusht, sipas BBC.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ai paralajmëroi se do të vendosë taksa edhe më të lartanëse ndonjë nga partnerët tregtarë të ShBA-së vendos të hakmerret.

Bashkimi Evropian me 27 anëtarë – partneri më i madh tregtar i Amerikës – tha më herët këtë javë se shpreson të arrijë një marrëveshje me Uashingtonin para datës 1 gusht.

Në letrën e dërguar të premten për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Trump shkroi: “Kemi pasur vite të tëra për të diskutuar marrëdhënien tonë tregtare me Bashkimin Evropian, dhe kemi arritur në përfundimin se duhet të largohemi nga këto disbalanca tregtare afatgjata, të mëdha dhe të vazhdueshme, të shkaktuara nga tarifat, politikat jotarifore dhe barrierat tuaja tregtare.”

“Marrëdhënia jonë ka qenë, për fat të keq, larg të qenit e ndërsjellë,” thuhet më tej në letër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *