49 vjeçari Agim Muharemi, pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut është vrarë paraditen e sotme në fshatin Batnicë të Shkupit.
Vdekjen e ushtarit Muharremi e ka konfirmuar edhe Spitali i Qytetit në Shkup.
“Sot rreth orës 11 është sjell një person i moshës rreth 50 vjeçare me plagë në gjoks. U ndërmorën të gjitha masat për reanimim, por konstatuam se personi ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga Spitali i Qytetit
Policia nga vendi i ngjarjes ka sekuestruar prova të cilat mund të trasojnë pistat e hetimit për zbardhjen e rastit. Motivi akoma mbetet i pa njohur.
Zyra e Prokurorit Publik ka njoftuar se autori i dyshuar është tashmë i identifikuar, por ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim.