Presidentja Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot në Washington D.C., Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan. “Në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ritheksuam përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Osmani. Tutje Presidentja ka thënë se Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

 Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, është shprehur Presidentja Osmani. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *