Policia e Kosovës, konkretisht Hetues të Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit të Narkotikëve në Mitrovicë-Jug, pas pranimit të informacioneve të vlefshme nga terreni dhe në asistim të një patrulle policore pranë Stacionit Policor në Mitrovicë-Jug, kanë realizuar një kontroll të detajuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në Fshatin Rekë, Mitrovicë-Jug.
Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar:
- 8 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale prej 8.8 gram.
- 75 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 106.3 gram.
- 17 fara të bimëve narkotike Kanabis Sativa.
- 8 fishekë të kal. 7.92×57.
- 1 peshore digjitale.
- 1 mulli për bluarjen e marihuanës.
- 1010 euro para të gatshme.