Protesta e përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile

Përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën sot sërish për të protestuar te Kuvendi.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se po kërkojnë nga partitë politike që “të gjejnë një zgjidhje, që të bëjnë kompromis”.

Ai tha se shpresojnë që do të ketë reflektim dhe që kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari “të mos vazhdojë me shkeljen e Kushtetutës”.

“Ne duam të shpresojmë që partitë politike do të reflektojnë në Kuvendin e Kosovës. Shpresojmë që kryesuesi Avni Dehari të mos vazhdojë me shkeljen e Kushtetutës duke insistuar në votimin e fshehtë”, tha ai.

Miftaraj tha se “Kosova do të duhej t’i kishte institucionet e konsoliduara, pjekuri politike, që të mos ketë fare nevojë për thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë për t’i kryer detyrat e shtëpisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *